Gazetari dhe regjisori australian John Pilger ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e tij me anë të një deklarate në platformën X, ku thuhej se Pigler u nda nga jeta të shtunën në Londër.
Ata e përshkruan atë si “babai, gjyshi dhe partneri më i mrekullueshëm dhe më i dashur”.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Pilger ishte shumë kritik ndaj politikës së jashtme perëndimore, si dhe ndaj trajtimit të australianëve indigjenë.
Pilger lindi në Bondi, Uellsi i Ri Jugor në 1939, por ishte i vendosur në Mbretërinë e Bashkuar që nga vitet 1960. Ai punoi për media duke përfshirë Reuters dhe Daily Mirror.
Ai ishte më i njohur për punën e tij si korrespondent i huaj, duke përfshirë raportimin për Luftën e Vietnamit, Kamboxhia nën Khmer Rouge dhe nga Shtetet e Bashkuara gjatë trazirave të viteve 1960 dhe 1970.
Sipas BBC, vitet e fundit ai ishte një mbështetës i profilit të lartë të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange i cili aktualisht ndodhet në burgun Belmarsh, duke luftuar ekstradimin në SHBA me akuza në lidhje me publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në 2010 dhe 2011.