Një shqiptar është vetëvrarë paraditen e kësaj të shtune në rrugën Dhrosopulu të Athinës.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se ngjarja ndodhi para orës 11:40 sipas orës lokale. Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë viktimën të vetëflijohet duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së tij.
Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka konfirmuar se viktima humbi jetën në vend.
Ndërkohë që pritet në zonë të mbërrijë mjeku ligjor dhe prokurori për të vijuar hetimet lidhur me ngjarjen. Trupi i viktimës do të dërgohet në morgun e Athinës.