Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Lezhë-Manati ku një automjet ende i pa identifikuar ka përplasur një biçiklete duke dëmtuar drejtuesin e saj.
Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që ka çuar në spital të plagosurin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Lezhës ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.