Pas sulmit ndaj ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump duket se fshihen shumë gjëra, të paktën kështu pretendon FBI.
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, zbuloi gjatë një dëshmie maratonë të mërkurën se hetuesit ende nuk e dinë nëse ish-presidenti Donald Trump u qëllua nga një plumb apo thjesht u pre nga një mjet i mprehtë.
“Me gjithë respektin për Trump, por ka një pyetje nëse ka qenë apo jo një plumb që i ka goditur veshin, kështu që është e imagjinueshme… nuk e di nëse ai plumb, përveçse ka shkaktuar goditje, mund të kishte rënë diku tjetër. Por ai plumb nuk gjendet.”, dëshmoi Wray.
Ndërsa hetimi për atentatin vazhdon, Wray i ofroi komitetit disa njohuri të reja përfshirë zbulimin se autori Crooks u përpoq të hulumtonte se sa larg ishte sulmuesi nga ish-presidenti John F. Kennedy kur ai u vra në 1963. Siç thuhet më tej, 20-vjeçari i armatosur që tentoi të vriste Donald Trump bëri një kërkim në internet për vrasjen e John F Kennedy rreth kohës kur ai filloi të përqendronte vëmendjen te kandidati republikan presidencial.
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray të mërkurën i tha Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve se i dyshuari Thomas Crooks vizitoi vendin e tubimit të Trump në Butler, Pensilvani, dy herë përpara se të hipte në çatinë e një ndërtese aty pranë më 13 korrik dhe të qëllonte të paktën tetë plumba, duke plagosur Trump në vesh, duke vrarë një pjesëmarrës në tubim dhe duke plagosur dy të tjerë.