Vdekja e Bedrie Lokës ka shokuar opinionin publik, por më e rëndë ngjarja është bërë pas zbardhjes së detajeve të reja, ku dyshohet se 41-vjeçarja ishte viktimë e dhunës nga bashkëshorti Xhemal Loka.
Për këto akuza, sot ka folur në “Breaking”, vjehërra e të ndjerës, e cila ka hedhur poshtë këto pretendime. Ajo ka deklaruar se me Bedrien shkonin shumë mrië dhe se nuk ka pasur asnjë debat me tyre, madje duke e cilësuar të ndjerën si “nuse perfekte” pasi ishte punëtore. Në lidhje me akuzat e vjehërra kërkonte t’i merrte çiftit katin e dytë të shtëpisë ku ata banonin, ajo tha se nuk është e vërtetë pasi atë shtëpi e kishte kaluar ajo vetë në emër të Bedrie Lokës.
“Unë jam nëna e Xhemalit dhe vjehrra e Bedries. Unë s’kam jetuar shumë me familjen e Bedries sepse jemi ndarë dhe jetoj me djalin e vogël. Marrëdhëniet tona kur kemi qenë bashkë kanë qenë shumë të mira. Nuk mund të them se kanë pasur grindje ata siç po nxjerrin mediat, se dikush flet nga inati, dikush nga çdo gjë. Unë atë nuse nuk e shaj, ka qenë puëntore, si do me qenë, është nëna e 4 fëmijëve. Se çfarë ka ndodhur mes tyre, unë nuk kam qenë këtu, unë kam qenë 7 muaj në Greqi dhe jam kthyer vetëm në datë 24 dhjetor. Djali Xhemali ka ardhur më 28 dhjetor. Këto kanë pasur një marrëdhënie të mirë me aq sa kam kuptuar unë, sepse ai rri në qendër unë rri këtu tek bashkia e Sukthit. Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me nusen, s’kam pasur asnjë debat asgjë, kurrën e kurrës s’kemi pasur gjë. Janë rena, është gjyna të gënjej. Për Zotin, për kokë të fëmijëve nuk di gjë për mosmarrëveshjet. Djali nuk më ka thënë asgjë.
Në rrjetet sociale, ai tik tok-u i doli, djali më ka thënë që unë ja fala çdo gjë. Dhe që ka ndodhur vjedhja, me para me sende që ka pasur kasaforta brenda si kemi thënë gjë. Madje kanë ikur dhe letrat e mija që merrja pension invaliditetit.
Djali nuk i drejtohej Bedries, ai thoshte s’ka kush punë në shtëpinë time. Nuk e marr vesh. Ata janë fmailje më vete, nuk mund t’u hysh në mes. Unë nuk kam thënë shtëpia e djalit tim, pasuria e djalit tim, mua më kanë akuzuar se kam dashur t’i marr katin e dytë djalit. Por unë kam jetuar në shtëpi më vete, nuk e kam kërkuar. Unë jam kam dhuruar shtëpinë Bedrie Lokës me firmë e të gjitha. Nuk ja dhashë djalit, ja dhashë nuses se ajo ishte te shtëpia ime. Djali im i vogël u nda me nusen, më la dy fëmijë. Ja hodha Bedries se mos e kërkonte nusja e vogël që u nda me djalin. Xhemali nuk i ka fshehur telefonin, por ja la të motrës sepse nuk ishte askush tjetër me fëmijët që të kujdesej.
Nuk më ka ardhur mirë nga deklaratat e fëmijëve që thanë se djali e dhunonte Bedrien. Nuk e di gjë për dhunë për kokë të fëmijëve, nuk kam jetuar me ta. Tani jemi nxehur sepse akuzojnë babain. Djali ka qenë gabim nëse i ka bërë ato që kam parë në televizor. Që atë ditë që u varros kufoma kanë filluar fjalët karshi nesh. Unë kam zor se më kanë ngelur fëmijëve rrugës, më mirë të kishte vdekur djali im. Ajo ishte nuse e mirë, ishte punëtore, nuk haej me mua. Edhe vëllezërit e kanë gabim sepse nëse ajo u thoshte që dhunohej, pse nuk kanë shkuar ata njëherë te shtëpia. Avdiu nuk fliste me Bedrien. Nuk e id kush kujdeset sot për fëmijët e mitur sepse janë gjakrat e nxehta. Fëmijët janë të revoltuar dhe jemi larguar. Unë do iki në Greqi, nuk do qëndroj këtu.”- tha ajo.