![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/01/Edi-Rama-1024x576-780x439_sd-1024x576.jpg)
Ditën e sotme dhe nesër do të zhvillohet mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin.
Aktualisht, sapo ka mbërritur kryeministri Edi Rama, ndërkohë që pritet të gjithë ministrat e kabinetit dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, që do të jenë të pranishëm. Në këtë takim pritet të diskutohet se çfarë është arritur nga detyrat e lëna në takimin e ngjashëm në Tepelenë. Ndërkohë, ditën e nesërme do të ketë diskutime mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024.
Teksa ky vit nisi me një ministri të re, që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe, ky i fundit edhe pse i padekretuar nga presidenti, mësohet se ka mbërritur në vendin që është caktuar nga kryeministri Edi Rama për të zhvilluar mbledhjen.
Mësohet se Edi Rama do të mbajë fjalën e tij para kabinetit qeveritar, e pas tij do ta kenë radhën edhe Bledi Cuçi dhe Blendi Klosi.
Kujtojmë se dje Edi Rama vendosi që të shkrijë tre ministri në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen.