Një shqiptar në Greqi ka rënë pre e një atentati, pasi gjatë natës lokali i tij është sulmuar me armë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Athinë, në orën 03:11 të mëngjesit në lokalin Venus, që ndodhet në në lagjen Patisia.
Lokali u qëllua me armë automatike duke dëmtuar xhamat dhe muret e godinës, por për fat në momentin e sulmit, lokali ishte mbyllur. Në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja arme automatike, teksa ende nuk dihet asgjë për autorët.
Pronari i lokalit ‘Venus’ rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. Dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh, pasi shqiptari dyshohet të jetë i përfshirë në kativitet kriminal. Sipas policisë, ky ishte një paralajmërim për shqiptarin, teksa ai vetë ka deklaruar se ka pasur disa konflikte të hapura.