Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi u kap me 20 kilogramë hashash dhe 1 kilogram marijuanë në bagazhin e makinës. Ai gjithashtu kishte edhe një armë me vete.
Policia po kryente kontroll normal në zonën industriale Belloçhi në dalje nga autostrada, kur kanë ndaluar 41-vjeçarin, i ligjshëm në territorin italian, pa precedentë penalë, biznesmen i vogël.
Qeni që nuhaste drogën, “Alex” filloi të shfaqte shenja nervozizmi tek mbajtësi, duke treguar veçanërisht në zonën e bagazhit. Sasia e hashashit dhe marihuanës ishte e fshehur në një fund të rremë dhe e ndarë në blloqe të ndryshme. Burri kishte gjithashtu një pistoletë revole dhe disa gëzhoja. Kështu ai u arrestua për posedim me qëllim shitjen e lëndës narkotike.
Gjyqtari ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, teksa vazhdojnë hetimet për të kuptuar se për kë synohej sasia e madhe.