“Unë kam paditur vëllain e Bedries ditën e djeshme sepse ndihemi të rrezikuar”
Vëllai i Xhemal Lokës ka thyer heshtjen në lidhje me vdekjen e kunatës së tij, 41-vjeçares Bedrie Loka.
Në “Shqipëria LIVE”, Fatmir Loka mohoi akuzat e ngritura ndaj vëllait të tij, i cili është arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes së ndjerë, duke thënë se çifti kishte marrëdhënie shumë normale dhe të mirë. Nga ana tjetër, ai tha se ka kërkuar urdhër mbrojtje, sepse është ndjerë i kërcënuar nga vëllai i të ndjerës.
“Fëmijët janë të mërzitur, të depresionuar, si të humbnin babain, si mamanë njësoj do ishin. Fëmiëjt janë tek shtëpia e vëllait tim. Ne nuk kemi pasur informacion për debatet mes Bedries dhe Xhemalit. Nuk na ka kërkuar ndihmë asnjëherë. Kemi diskutuar vetëm çështjet ekonomike. Unë nuk kam jetuar me Bedrien dhe Xhemalin, kam jetuar gjithmonë më vete. Sa i përket videos, Xhemali nuk po ofendon Bedries por po shan dikë tjetër. Ai e pyet atë se kush është personi tjetër. Kanë pasur debate që çdo familje i ka, jo gjëra të mëdha, por gjëra të vogla, të thjeshta. Xhemali nuk e ka kërcënuar. Nuk e di ç’po thonë fmëijët, nuk i kam parë çfarë kanë thënë tamam por nuk ka pasur dhunë dhe as kërcënime.
Unë kam paditur vëllain e Bedries ditën e djeshme sepse ndihemi të rrezikuar nga vëllai i saj. Ai na ka kërcënuarme vepra. Ikni merrni filmimet e policisë dhe shikojini. Jemi përplasur me ata. Ndodhi kur po jepnim dëshmit në polici për ngjajren. Shkaku është se ata kërkojnë hakmarrje për vdekjen e Bedries, sepse thonë e ka vrarë Xhemali. Por nuk ka ai atë shpirt që ta vrasë, nuk ka mundësi ta vrasë. As ta nxitë që ajo të vetëvritet.”- tha Fatmir Loka.