Policia italiane ka vënë në pranga një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili që prej vitit 2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas mediave italiane, 38-vjeçari ishte dënuar në të kaluarën për tentativë vrasjeje, teksa së fundmi ai e kishte kërcënuar sërish bashkëshorten, madje kishte dhunuar ehde vajzat e tyre tëm itura.
Qershorin e kaluar, gruaja kishte tentuar t’i jepte fund lidhjes por fyerjet dhe rrahjet e reja e kishin detyruar edhe një herë të vuante në heshtje. Pika e kthesës erdhi tani, duke e arrestuar 38-vjeçarin.
Ai do të duhet të përgjigjet për akuzat për keqtrajtim ndaj anëtarëve të familjes dhe lëndim personal.