Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Sukth të Durrësit, ku një 41-vjeçare kreu vetëvrasje pasi bullizohej në rrjetin social “tik tok”.
Nëna e 4 fëmijëve, më i vogli 10 vjeç, humbi jetën mëngjesin e 2 janarit 2024, pasi piu fotoksinë. Ajo u gjet nga bashkëshorti i saj pa ndjenja në shtëpi dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit, e më pas në Tiranë, por nuk mundi të mbijetojë.
E ndjera ishte punonjëse në një fabrikë në zonën e Fllakës, teksa bashkëshorti i saj kryentë punë sezonale në Greqi. Çifti kishin një jetë normale me fëmijët e tyre, deri në momentin që në “tik tok” u hap një llogari me identitet fals. Në këtë llogari u postua një foto denigruese e gruas, shoqëruar me fjalë që e bullizonin dhe preknin moralin e saj.