Opinioni publik u trondit shumë nga ngjarja e rëndë e ndodhur tre ditë më parë në Durrës, ku Bedrie Loka, nëna e katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës me fotoksinë për shkak të bullizimit në rrjetet sociale.
Pas ngjarjes së rëndë të përsëritur, në rrjetet sociale është shpërndarë një poster, ku paralajmërohet protestë ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 11:30.
E sulmuar në Tik Tok, pasi i hapën profil denigrues, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, apo të gjejë shpëtim diku, ajo ka konsumuar një sasi fotoksine, për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht në një komunitet të vogël.