Pak para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u largua nga detyra. Burime për gazetarin Ermal Qori bëjnë me dije se zv.ministrja e Financave Olta Manjani pritet të zëvëndësojë Ibrahimajn në këtë detyrë. Manjani është emri që përflitet deri më tani.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se që kryesocialisti Rama mund ta prezantojë emrin e ri gjatë mbledhjes së sotme në Asamblenë Kombëtare. Manjani është emëruar zv.ministre në dhjetor të vitit 2021.