Kryesocialisti Edi Rama fillim javën e ardhshme ka thirrur asamblenë e PS-së.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, raporton se të mërkurën e 26 Korrikut 2023, ora 17:30, në Tiranë, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare.
Në fjalën që pritet të mbajë kryesocialisti Edi Rama fokusi do të jetë përgjegjësia që lind prej fitores së thellë në lokalet e 14 majit. Kjo Asamble Kombëtare do ti shërbejë PS-së edhe për ti bërë një bilanc detyrave të lëna nga mbledhja e fundit.
Burime nga PS i thanë gazetarit Muhamed Veliu se nuk përjashtohet mundësia që prej kësaj asambleje kryesocialisti Rama të bëjë disa ndryshime për sa i përket drejtuesve politik në disa qarqe.
Kjo në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 2025. /Top Channel