Kryeministri Edi Rama duket se ka shkaktuar “tërmet” brenda mazhorancës, teksa ka vendosur të bëjë ndryshime në qeveri në këtë fillim janari. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kryeministri zbuloi dje se Ministria e Kulturës është shkrirë dhe bashkë me të është larguar Elva Margariti. Rama ka propozuar krijimin e një ministrie të re, që do të quhet Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës. Në krye të saj është propozuar për dekretim te Presidenti, Blendi Gonxhe, aktualisht Drejtor i Drejtorisë së Transporteve. Por kjo lëvizje e Ramës pritet të ndryshojë ekuilibrat në ekzekutiv dhe të fusë në panik klanet brenda mazhorancës. Futja në lojë e Gonxhes do të nxjerrë jashtë loje Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, dy ministrat që deri më tani kanë një dualitet të fortë dhe ky emërim i kryeministrit Rama është një minë me sahat, pasi iu prish planet.
Balla bën luftë të fortë në zonën e vetë, ndërsa Balluku shkon përtej Taulantit pasi është personazhi më i fuqishëm i qeverisë, ndërkohë që klani i Erion Veliajt është periferik në ekzekutiv. Kështu që me emërimin e Gonxhes në këtë super ministri këto klane shkërmoqen, por nga ana tjetër edhe mund të ndizet një luftë edhe më e ashpër për “territor” brenda PS. Madje nuk përjashtohet mundësia që në Kongresin e ardhshëm të Partisë Socialiste, zoti Blendi Gonxhe mund të emërohet zv/kryeministër duke qenë se ka një miqësi të hershme me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka shoqëruar duke i qëndruar pranë në 30 e ca vite politikë. Pra lëvizja e djeshme e kryesocialistit jep sinjale se në ditët në vijim PS mund të përfshihet nga të tjera “prerje kokash”, ku më të rrezikuar janë ministrat me dosje në SPAK. Në rrethin e kuq janë, Ogerta Manastirliu, Niko Peleshi, si edhe Taulant Balla. Megjithatë nëse e shikojmë me kujdes situatën, një gjë është e sigurtë, se dalja në skenë e Gonxhes, i cili është një personazh karizmatik, socialist race dhe reformator, është një rrezik për hegjemoninë e Ballukut, madje edhe Ballës, e cila pritet të shkërmoqet.
Rama zbulon vendimin
Ndërkohë vendimin për të shkarkuar Elva Margaritin dhe ndryshimeve në strukturën qeverisëse e ka zbuluar dje kryeministri Edi Rama. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se në fazën e re të zhvillimit ku ka hyrë vendit, duhet një koordinim ndërsektorial, ku “Kultura”, nuk mund të mbetet më një ministri e ndarë. Rama ka publikuar propozimin e dërguar për dekretim te Presidenti Bajram Begaj. Me këtë vendim, shkrihet Ministria e Kulturës, me Elva Margaritin që largohet nga kabineti, ndërsa zvogëlohet portofoli i Ervin Metes, i cili tashmë do të jetë ministër vetëm i Financave. Gjithashtu me ndryshimin e fundit, Rama rikthen “Inovacionin”, sektori i cili gjatë mandatit 2013-2017 të qeverisë Rama ka qenë ministri më vete që drejtohej nga Milena Harito. Pra, Gonxhe emërohet ministër në një “super ministri”.
Kush është Blendi Gonxhe?
Ndërkaq kujtojmë se, Blendi Gonxhe i cili do të drejtojë ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit aktualisht mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në vitin 1998, ai u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku u angazhua për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme të cilat u finalizuan me njohjen e Butrintit si Park Kombëtar, krijimin e Fondacionit të Butrintit (një nga zonat më të rralla për vlerat arkeologjike dhe të ekosistemeve në rajon), zhvillimin e Projektit të Bankës Botërore për turizmin elitar, ruajtjen e Zonës së Bregdetit të Jugut, si dhe shumë projekte të tjera në promovimin e artit dhe kulturës në Shqipëri. Në vitin 2000, u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Ndërsa nga Nëntori 2018, e deri më tani Gonxhe ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga Gushti 2015, Gonxhe iu bashkua ekipit të Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit. Më pas, nga tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë, ku gjatë periudhës që drejtoi këtë agjenci, u ndërmorën nisma thelbësore për kryeqytetin që sollën transformimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial dhe rikualifikimin e objekteve publike. Si një ndër zërat më të spikatur rinor, Blendi Gonxhe ishte ndër protagonistët kryesorë udhëheqës të Lëvizjes Studentore për Demokraci që shpejtoi fundin e regjimit më të egër komunist të Lindjes në Dhjetor 1990 dhe ndër themeluesit e partisë së parë opozitare, të erës postdiktatoriale. Në vitin 1991, udhëhoqi grevën studentore për shembjen e kulteve të diktaturës. Përgjatë viteve të angazhimit publik, Blendi Gonxhe ka themeluar dhe drejtuar shumë organizata e shoqata rinore, jo-qeveritare dhe humanitare.
Zbardhen detajet nga takimi dy ditor i Ramës me vartësit e tij
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim dy ditor kabinetin qeveritar në Lezhë. Takimi “retreat”, do të mbahet sot dhe nesër, i cili pritet të këtë surpriza për shkak se çdo ministër, titullar institucioni, drejtues politik, eksponentë të lartë të PS, deputetë, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, krerët e komisioneve parlamentare apo drejtor do të japë llogari para kryeministrit Rama. Fokusi i diskutimeve në këtë takim dy ditor do të jenë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës për vitin që lamë pas. Rama i ka kthyer në një “traditë” takime të tilla me ministrat ku kalon në analizë punën e tyre.
Axhenda e plotë:
RETREAT QEVERITAR
09 – 10 janar 2024
Shëngjin, Prince Adriatic Resort
DRAFT AGJENDA
Objektivi: Prioritetet e punës për vitin 2024
Dita 1
Ø 09:30 – 10:00 Mbërritja e pjesëmarrësve
(Ministrat, drejtuesit politikë, Kryetarja e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit)
Ø Fjala e Kryeministrit mbi sfidat e vitit 2024
Debat
Ø Sekretari i Përgjithshëm i PS mbi procesin e ripërtëritjes në parti dhe problematikat
Debat
Ø Kryetari i Grupit mbi problematikat e punës së Parlamentit
Debat
Ø 13:00 – 14:30: Drekë – Konkluzionet e pjesës së parë
Ø 15:00: Prezantime
Ø Administrata Publike (Analiza dhe rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore/propozimet për ndryshim) – Prezanton Adea Pirdeni
Ø Inovacioni (Objektivat e Agjencisë së Inovacionit për vitin 2024 dhe funksionimi i netëorkut)-Prezanton Enkeleda Imeraj
Ø Shërbimet (Mbi procesin e deregulimit të shërbimeve)- Prezanton Delina Ibrahimaj
Ø Projekti pilot i regjistrimit të tokës-Prezanton Enertil Canaj
Ø 15:30: Pyetje dhe përgjigje/Diskutim mbi katër temat e mësipërme
Ø 16:00 – 16:30: Pushim kafeje
Ø 16:30 – 19:00: Debat në katër blloqet e qeverisjes mbi problematikat e trashëguara të 2023,objektivat e 2024 dhe ndarja e kompetencave të zëvendësministrave për t’u deleguar nga ministrat menjëherë pasretreat-it
Ø 20:00 – 21:00: Darkë (Ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët)
Dita 2
Ø 08:00 – 09:00: Mëngjesi
Ø 09:00 – 11:00: Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit
Ø 12:00: Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar
Ø Dreka fastfood në tavolinën e punës
Lista e pjesëmarrësve:
Ministra:
1. Belinda Balluku
2. Igli Hasani
3. Taulant Balla
4. Niko Peleshi
5. Ervin Mete
6. Anila Denaj
7. Mirela Kumbaro
8. Ogerta Manastirliu
9. Albana Koçiu
10. Ulsi Manja
11. Blendi Gonxhe
12. Delina Ibrahimaj
13. Majlinda Dhuka
14. Arbjan Mazniku
15. Bora Muzhaqi
16. Elisa Spiropali
Kuvendi:
1. Lindita Nikolla
2. Klotilda Bushka
3. Klodiana Spahiu
4. Arben Pëllumbi
5. Mimi Kodheli
6. Nasip Naço
7. Etilda Gjonaj
8. Evis Kushi
9. Eduard Shalsi
Drejtues politikë:
1. Pandeli Majko
2. Damian Gjiknuri
3. Bledi Çuçi
4. Blendi Klosi
5. Erion Veliaj
6. Adrian Çela
Zëvendësministra:
1. Megi Fino
2. Artemis Malo
3. Besart Kadia
4. Romina Kuko
5. Andi Mahila
6. Julian Hodaj
7. Besfort Lamallari
8. Enkelejd Joti
9. Vasilika Vjero
10. Adela Xhemali
11. Olta Manjani
12. Endrit Yzeiraj
13. Enkelejda Muçaj
14. Hantin Bonati
15. Ami Kozeli
16. Roland Kristo
17. Dhimitër Kote
18. Arian Jaupllari
19. Enio Civici
20. Vilma Bello
21. Almira Xhembulla
22. Endrit Hoxha
23. Nina Guga
24. Albana Tole
25. Entela Ramosaçaj
26. Mira Rakacolli
27. Vjollca Braho
28. Denada Seferi
29. Adea Pirdeni
30. Klajd Karameta
Drejtorë:
1. Mirlinda Karçanaj
2. Eridana Çano
3. Elira Kokona
4. Dallëndyshe Bici
5. Dritan Agolli
6. Laura Plaku
7. Jona Suli
8. Enkela Dudushi
9. Enkeleda Imeraj
10. Klevis Hysa
11. Adelajda Roka
12. Igli Tafa
13. Enertil Canaj