![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/800-0-6641af571fb16.jpg)
Kryeministri Rama nga Athina foli dje për kohën kur shqiptarët emigrantët në Athinë dhe vuajtjet me të cilat janë përballur. Por Rama tha se ata luftuan dhe ia dolën duke u thënë se “Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve”.
Shumë prej jush ndërruat emrat që u kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruat fëmijët në shkollë, ju shqiptarët e Greqisë patë fëmijët të mbyten në lot se kishte dalë më i miri në shkollë, por nuk u dha e drejta e ceremonisë së flamurit, faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dy krenare. Por, ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat.
Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi në këtë qiell, por asnjë fuqi dhe padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si rezidentë të damkosur të këtij vendi në dritën e jetës si qytetarë të barabartë të këtij shteti. Me vlerat tuaja të fjalës së dhënë, të punës së mbaruar ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend”, nënvizoi Rama.