Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Berisha të largohet përfundimisht nga politika.
Duke komentuar zhvillimet e fundit ne kampin opozitar, Murrizi u shpreh se Gazment Bardhi, Flamur Noka apo dhe Belind Këlliçi presin që Berisha të largohet nga PD për të marrë drejtimin.
“Opozitë e dyzuar, opozitë ku secili ëndërron largimin përfundimtar të Berishës nga politika, kërkojnë të jenë lider imagjinar i kësaj opozitë në të ardhmen. Presin t’i hiqet mandatin e Berishës dhe do t’i hiqet në qershor, mbush gjashtë muaj edhe pse nuk justifikohet nga ana ligjore dhe kushtetuta. Presin që të dënohet Berisha që mos e kapi dekriminalizimi për mos qenë deputet 2025-ëndhe këta ‘o burra vdiq baba të na lirojë krevatin’ dhe secili bëhet faktor më vete. Gazi, Flamuri, Belindi… po presin”, tha Murrizi.