![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/11/800-0-715c3066e3dedd68e97132da2504c0c0.jpg)
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në SPAK. Burime bëjnë me dije se ish-presidenti do të pyetet rreth çështjes CEZ-DIA.
“Jam thirrur për telenovelën CEZ-DIA, është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë, që është rihapur për rastin konkret në dhjetor 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar 2 herë për shpifje dhe një herë për dhunë në familje”, tha Meta për mediat.