Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur prej kohësh takime me qytetarët në rrethet e vendit. Sot ai ka ndarë disa foto teksa ndodhet në Kurbin, në familjen e Pjetër Lulit, në fshatin Gurëz.
“Kënaqësi të isha sot në familjen e Pjetër Lulit, i persekutuar politik në fshatin Gurëz të Kurbinit. Biseduam për hallet dhe problemet e familjeve të atyre që u përballën me diktaturën dhe mbajtën gjallë shpresën për liri e demokraci”, shkruan Basha.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendje është se mes personave të pranishëm në takimin me Bashën, është dhe Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt.
Ervis Martinaj është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë vrasje. Por prej muajsh tashmë, prej tij nuk ka asnjë gjurmë, teksa më herët i janë sekuestruar edhe pasuritë. Familja e tij shprehet se nuk ka asnjë informacion për të nëse është gjallë apo jo. /Gazeta Shqip