![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/roberti-lei-eni_sd-1024x576.jpg)
Eni Shehu dhe Lei Kraja ishin mbrëmë të ftuar në “Cherry on Top” për të zbuluar risitë e emisionit “Pushime on Top” që do të na shoqërojë gjatë kësaj vere në ekranin e Top Channel.
Por jo vetëm kaq, pasi gjatë kësaj bisede në studio ishte edhe këngëtari i njohur, Robert Berisha, i cili hodhi batuta me dy moderatorët e njohur.
Teksa moderatorja e emisionit pyeti Lein nëse ka më shumë pushime apo punë në “Pushime on Top”, Roberti duke qeshur thotë: “Të gjitha me p, pushime dhe punë”.
Ndërkohë Eni i bën ftesë Berishës për të qenë bashkëprezantues me ta, e sërish duke qeshur Roberti përgjigjet: “Nuk i preferoj treshet në emisione, por nuk është problem e bëj”.
Pjesë nga biseda:
Bora: Lei, më shumë pushime apo punë me “Pushime on Top”?
Lei: Pushimi është titulli se puna është çdo ditë, ti e di si funksionon
Roberti: Të gjitha me p, pushim dhe punë
Eni: O Robert mund të vish bashkëprezantues, mund të bëjmë një treshe në “Pushime on Top”
Lei: I mirëpritur je
Roberti: Nuk i preferoj treshet në emisione, por nuk është problem e bëj
Lei: Në emisione
Eni: Po e dimë atë se edhe emisionin tënde tek e ke, kështu që…
Roberti: Me ju po