Mozzik dhe Lotina Haziri që ditën që vendosën të konfirmonin lidhjen e tyre të dashurisë, ata nuk i fshehin më daljet së bashku apo edhe dedikimet romantike për njëri-tjetrin.
Së fundmi, Lotina ka bërë një dedikim të veçantë për reperin e njohur, teksa ka ndarë edhe disa foto tek shihen të lumtur e më të dashuruar se kurrë.
“Askush si ti në këtë botë”, ka shkruar ajo krahas fotove me Mozzik.
Ndërkohë kujtojmë se ishte këngëtari ai i cili konfirmoi lidhjen me Lotinën, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.