![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot-2024-05-23-213721.png)
Mbrëmjen e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur që të surprizojë banorët, kryesisht Meritonin për ditën e tij të lindjes, ku shumë ish-banorë i janë bashkuar shtëpisë për disa momente.
Soni Malaj ka qenë këngëtarja që ka surprizuar Meritonin dhe i ka shoqëruar gjatë kësaj mbrëmje të veçantë.
Ka qenë Ilnisa ajo ka sjellë tortën e ditëlindjes për Meritonin, të cilët së bashku fikën qërinjtë, duke menduar një dëshirë.
Një nga ish-banorët, Çimi, i ka dhuruar një bluzë tepër të veçantë Meritonit, në të cilën ishte qendisur flamuri shqiptar.
“Ta ka qendisur një artizanal i Krujës deri në orën 3 të mëngjesit. E dija që do të pëlqente”, shprehet Çimi.