![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-06-220832.png)
Pas eksperiencës së tij në BBV, ku qëndroi i izoluar për 133 ditë, Jul Deda ka vendosur që të arratiset së bashku me bashkëshorten e tij me pushime. Që pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëria, finalisti ka zgjedhur të jetë shumë pranë publikut, duke ndarë me ta momente nga përditshmëria e tij por jo vetëm.
Ndërkohë që gjendet në Spanjë, Juli ka bërë një dedikim të ëmbël për bashkëshorten. Artisti ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me partneren e tij duke darkuar dhe bashkangjitur ka shkruar:
“Mbaroj për këtë gocën me celular”
Këtë postim aktori e ka shoqëruar me këngën e Metallica “Nothing Else Matters”.