![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/juli-franceska-heidi_sd-1024x576.jpg)
Françeska Murati duket se është e bindur se Julian Deda dhe babai i Heidi Bacit, njihen jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP3”.
Teksa aktori ishte i shtrirë në krevatin e tij, pranë i shkon Françeska që i thotë se para që të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, babai i Heidit dhe Juli janë takuar.
Madje Murati shtoi se Deda i ka dhënë fjalën Gentit që do të kujdeset për Bacin.
Në një moment mes bisedës ndërhyn Heidi, e cila duke u ‘tallur’ me Françeskën tha që ajo dhe Juli njihen nga jashtë dhe ky i fundit ka ngrënë disa herë dreka e darka te shtëpia e saj në Itali.
“A e sheh se ju zbulova”– tha modelja.
“Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën”, u shpreh aktori duke ironizuar me Françeskën.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Është akoma ajo teoria që Juli njeh babain tim?
Françeska: Po, pranoje Heidi
Heidi: Tani Jul ta themi se…
Jui: Jo prit edhe pak t’a zbulojë
Heidi: Po njihemi
Françeska: A e sheh se ju zbulova
Juli: Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën
Heidi: Ti ke ngrënë dreka e darka te shtëpia ime në Itali