Gjatë spektaklit të së shtunës Ilnisa Agolli la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Ajo ishte në një televotim së bashku me Meriton Mjekiqin dhe Egla Cenon, pasi u skualifikuan nga Vëllai i Madh për shkak të sjelljeve të tyre.
Mëngjesin e kësaj të diele gazetarja ishte në studion e “Fan Club”, ku foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si dhe komentoi deklaratat e bëra jashtë BBV3.
Ndërkohë në një moment gjatë intervistës moderatorja Enxhi Nasufi i kujtoi momentin kur në shtëpi ka hyrë vëllai i Meritonit dhe nuk pranoi që t’a takonte. Ilnisa preferoi që t’a anashkalonte këtë pyetje.
Pjesë nga biseda:
Enxhi: Për sa i përket familjarëve të Meritonit, nuk e di nëse ke komunikuar tani që ke dalë. Sepse vëllai i Meritonit ka qenë edhe brenda shtëpisë dhe nuk ka pranuar që të takojë. Nuk e di se si je ndjerë ti në gjithë këtë gjënë
Ilnisa: Tani po më duket vetja sikur jam në shtëpi akoma me këto pyetje
Enxhi: Post Big Brother jemi, kështu që çfarë ndodh atje, kalon prapë këtu
Ilnisa: I bëjmë një skip të shpejtë. Kam vetëm pak orë dhe nuk po ambientohem dot