![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/WhatsApp-Image-2024-05-10-at-9_hd-1280x720-1-1024x576.jpg)
Iftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i cili përfundoi rrugëtimin e tij të martën, Shkëlqim Bega për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Çfarë mendon Çimi që nuk shkoi tek rrugëtimi i tij?
Ishte një eksperiencë shumë e bukur që nuk do ta harroj kurrë pavarësisht se aty ndonjëherë situata agravonte dhe nuk e gjeja tipin tim. Kishte raste shumë të bukura që do t’i mbaj mend. Kam njohur shumë persona dhe tipa. Mendoja që do të më bënin bllok sepse e kisha dëgjuar këtë fjalë. Mendova se do të më ngacmonin thjesht për të parë deri ku shkoja unë.
Mendonte se do të qëndronte më gjatë se kaq?
Jo, pritshmëritë e mia ishin kaq. Maksimumi edhe 2-3 ditë të tjera.
Para se të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri a kishte menduar ai një strategji?
Para se të hyja miqtë dhe familjarët e mi më thanë të mendoj një strategji. Unë edhe po të jem më i zgjuari i botës, në këtë fazë të lojës nuk mund të bëj asgjë. Mendova që do futem pa asnjë strategji, do tregoj veten time dhe do shijoj çdo moment dhe eksperiencë aty brenda.
Çimi u shpreh se është i lumtur që ka arritur të njohë njerëz të mirë dhe të krijojë shoqëri.