![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-08-225512.png)
Pasi fitoi edicionin e tretë të Big Brother Vip Albania, Egla Ceno ka fituar edhe një publik të madh të cilët e mbështesin dhe e përkrahin.
Kohët e fundit përveçse brenda shtëpisë së BBV, Egla është kritikuar shumë për sjelljen e saj dhe madje është komentuar për meritën e çmimit të fituar. Por mesa duket, aktorja ka vendosur të lërë paksa pas zhurmën e edicionit të tretë të BBV dhe të fokusohet tek miqtë e saj, me të cilët ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë.
Përmes nëj galerie fotosh të publikuara në profilin e saj të Instagramit, Egla ka publikuar disa fotografi ku shihet në shoqërinë e disa mikeshave.
“Çfarë do më shumë njeriu? Miq të mirë, perëndim spektakolar, bukë e krype dhe zemër”, shkruan fituesja e BBV bashkangjitur posimit të saj.
VIDEO => https://www.instagram.com/egla_ceno/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3fc7decf-2f0f-41d0-806d-77d4b9959641