Ermal Mamaqi ka qenë një ndër të ftuarit special të “Më lër të flas”, mbrëmjen e së shtunës, ku ka zbuluar më shumë për projektet e tij artistike. Mamaqi ka treguar gjithashtu se do të rikthehet në Top Channel, për të prezantuar sezonin e dytë të serialit “Hot”, i cili do të transmetohet në Top Channel që prej fillimit të muajit janar.
Ermali është pyetur gjithashtu edhe në lidhje me filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, nëse kishte arritur ta shihte dhe se cili ishte mendimi i tij.
Producenti ka treguar se pavarësisht se nuk ishte i ftuar në premierë, ai sigurisht që e ka parë filmin, i cili po thyen çdo rekord në Shqipëri.
Renato ka vendosur ta pyesë drejtpërdrejt Ermalin, nëse i pëlqeu Luiz Ejlli si aktor dhe sipas Mamaqit, Luizi ishte aktor më i mirë se sa këngëtar.
Renato: A e pe filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe si t’u duk Luiz Ejlli?
Ermali: Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent.
Sa i përket mendimit të tij rreth filimit, ai është përgjigjur shkurt: Mirë.