Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur pas një atentati ditën e sotme.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në një qytet 150 kilometra larg Bratislavës, pas një mbledhjeje të kabinetit, kur Fico është qëllua me armë zjarri sapo ka dalë në rrugë. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ende nuk dihet se si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.
Autori i atentati u prangos dhe ndodhet në paraburgim, teksa sipas dëshmitarëve okularë objektivi i tij ishte pikërisht kryeministri i Sllovakisë.