Një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në La Chaux-de-Fonds, në veriperëndim të Zvicrës, pasi një stuhi e fortë goditi zonën dhe shkaktoi dëme. Burri që u vra u shtyp nga një vinç në zonën e stacionit të trenit, tha policia e kantonit Nechatel.