Një foto nga zona e Rodosit, me kuajt që vrapojnë për të shpëtuar veten, po bën xhiron e internetit, ndërsa qytetarë të shumtë bëjnë thirrje që të largohen sa më shumë kafshë nga zjarri.
Zjarri në Rodos ka shkrumbuar çdo gjë, dhe situata është e rrezikshme për njerëzit dhe kafshët, teksa mediat vendase raportojnë se më shumë se 2000 persona janë evakuuar nga Roja Bregdetare.
Sekretariati i Posaçëm për Mbrojtjen e Kafshëve Shoqëruese, u bëri thirrje qytetarëve që të mos lënë kafshët.
“Merrini me vete, përndryshe të paktën mos i lini të lidhur me zinxhirë apo në kafaz”, thotë ai.