Një dhëndër në Filadelfia është arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual të një kamarierje adoleshente pikërisht në ditën e tij të dasmës.
Matthew Aimers, 31 vjeç doli me pranga në duar nga ceremonia që po zhvillohej në Northampton Valley Country Club në Filadelfia, siç raporton The Mirror.
Policia tha se 31-vjeçari i kishte kërkuar kamarieres të dilnin jashtë lokalit, ndërsa i kishte thënë: “Mund të bësh çfarë të duash me mua, do të jap 100 dollarë”.
Më pas i ka kërkuar ta puthte. Ndërsa ajo e ka refuzuar dhëndri nuk është ndalur, e ka ndjekur në tualet dhe ka filluar ta prekte. Kamarierja tha për policinë se u trondit nga ngjarja. Policia Northampton Township mbërriti në dasmë pas shpërthimit të sherrit mes adoleshentes dhe dhëndrit.
–