Agjencia e Mbrojtjes Civile njofton se numri i të vdekurve nga një stuhi e fortë që goditi shtetin Sao Paulo të Brazilit juglindor u rrit në tetë të premten, shkruajnë mediat e huaja.
Stuhia bëri kërdinë, erërat me shpejtësi 130 km në orë kanë rrëzuar mbi 900 pemë, shirat kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur më shumë se 2 milionë njerëz.
Viktima e fundit përfshinte një pacient që ishte shtruar në spital në qytetin e Ibiuna pasi u godit nga një pemë, por më vonë iu nënshtrua plagëve, duke rritur numrin e të vdekurve. Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe Zjarrfikësve thanë se ata regjistruan më shumë se 2,000 thirrje urgjente në 40 qytete.