Veli Sadiku, ish-ushtari i UÇK-së, me origjinë nga fshati Rashan i Mitrovicës së Jugut është vrarë në Francë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në mes të dy bandave kriminale.
Sipas medias franceze “Le Figaro“, Sadiku i cili ishte viktimë e rastësishme, ishte në gjumë kur është qëlluar. Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe vajza e viktimës.
“Unë dhe nëna ime u zgjuam nga të shtënat e armëve, të cilat u ndalën fillimisht për disa momente dhe pastaj filluan sërish. Kur unë dhe nëna ime shkuam të shohim babanë ku flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur”, tha 23-vjeçarja për gazetën franceze.
55-vjeçari bashkë me familjen e tij kishte 14 vjet që jetonte në Francë. Media franceze nuk bëri të ditur emrin e viktimës por mediat kosovare dhe postimi në rrjete sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.