![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/dURRES_sd-1024x576.jpg)
Një 83-vjeçare, banuese në Norvegji është dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndihmës së parë, ajo ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji. Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, 83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.