![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/polici-greqi_sd-1024x576.jpg)
Një konflikt ka ndodhur pak më parë në qendër të Heraklionit në Greqi.
Mediat helene raportojnë se sherri ka ndodhur mes dy grupeve shqiptarësh, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të ndaluar përshkallëzimin e situatës. Raportohet se se disa janë plagosur, teksa pesë persona janë shoqëruar në komisariat dhe pesë të tjerë i kanë shpëtuar policisë.
Shpesh herë përplasjet mes bandave shqiptare kanë ndodhur edhe në Greqi, aty ku shumë grupe kryejnë aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Në disa rast, këto përplasje kanë përfunduar edhe me viktima.