![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/11/800-0-654b76a042a78.jpg)
Gjendet një foshnje i porsalindur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Njoftimi policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.
Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.