Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në të gjithë vendin.
Bëhet me dije nga burimet për media se në Rrëshen përroi Zmej ka dalë nga shtrati duke dëmtuar disa biznese.
Raportohet se ka pasur edhe rënie inertesh në rrugë, të cilat janë bllokuar.
Pas rënies së intensitetit të reshjeve, niveli i përroit Zmej është ulur duke u tërhequr prezenca e ujit në oborret e banesave dhe bizneseve.
Po punohet për largimin e ujit në bodrumin e një biznesi me mjetet zjarrfikëse, ndërsa rrezik për banesa nuk raportohen.
Ndërkohë strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë janë në terren për evidentimin e dëmeve në rrugë e biznese.