![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/WhatsApp-Image-2024-05-18-at-10_sd-1024x576.jpg)
Mes urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë.
Emri i tij për herë të fundit është lakuar në janar të 2022, ku banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku banonte Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye vëllai i tij.
Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, që në vitin 2015 u rrëmbye nga tre persona të maskuar në afërsi të banesës dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.
Vëllai i Naimit, Enver Stafuka u akuzua për vjedhjen në bashkëpunim të automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por gjykata e nxori të pafajshëm.