![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/WhatsApp-Image-2024-05-18-at-12_sd-2-1024x576.jpg)
Është arrestuar ditën e sotme në Belgjikë i shumëkërkuari, Leonard Duka.
Duka u vu në pranga në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga SPAK një ditë më parë. Arrestimi i tij u bë i mundur pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj belge është bere e mundur arrestimi i Leonard Dukës, për të cilin SPAK kërkoi masë sigurimi.
Mësohet se Duka ka kërkuar azil në Belgjikë por pritet që kërkesa e tij të refuzohet dhe të ekstradohet në vendin tonë për llogari të drejtësisë shqiptare. Ai është arrestuar edhe një vit më parë në Bruksel, por gjykata atje më vonë i ka caktuar masë më të butë sigurie.