Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë ditën e sotme në orën 17:30.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Pargjithshëm i PS, Blendi Klosi, përmes një njoftimi, ku thuhet se drejtuesit politik do të jenë fizikisht në selinë rozë, ndërkohë që pjesa tjetër e anëtarëvë do i bashkohet online.
Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama me fokus organizimin dhe në datën 16 mars në Durrës, pritet të mbahet mbledhja e radhës e Asamblesë.
Njoftimi:
Të nderuar anëtarë t? Asamblesë Kombëtare t? PS!
Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se nesër, datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line, Bashkëngjitur keni linkun e komunikimit
Sekretari i Përgjjithshëm i PS
Blendi Klosi