Një 52-vjeçare është vënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar prostitucion në lokalin e saj në Tiranë.
Sipas uniformave blu, 52-vjeçarja Lindita Skura shfrytëzonte për prostitucion me klientë të ndryshëm të lokalit, 20-vjeçaren Mimoza Brace, si edhe dy shtetaset me iniciale O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.
Lokali ndodhej në rrugën “Kastriotët” në kryeqytet, teksa gjatë kontrollit në të u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 52-vjeçarja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.
Në kuadër të operacionit “Red light”, përveç 52-vjeçres, u arrestua edhe një 20-vjeçare për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa nën hetim janë vënë shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.
Ndërkohë janë sekuestruar 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë.