Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Himarë, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Shën Vasil, ku automjeti ka dalë nga rruga për shkak se drejtuesi, 40-vjeçari që ndërroi jetë, ka humbur kontrollin.
Po ashtu, të plagosur kaë mbetur dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjet me të. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton për rrethanat e plota të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.