Këngëtari legjendar, Tony Bennett, është ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 96-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e tij, Sylvia Weiner, e cila për “Page Six” ka thënë se ‘Bennett vdiq në qytetin e tij të lindjes në Nju Jork, vetëm dy javë para ditëlindjes së tij”.
Weiner shtoi se nuk kishte ndonjë shkak specifik të vdekjes.
Mediat e huaja shkruajnë se këngëtari i “I Left My Heart in San Francisco” ishte diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit në vitin 2016.
Gjatë karrierës së tij prej dekadash, Bennett publikoi më shumë se 70 albume, shiti më shumë se 50 milionë disqe në mbarë botën dhe fitoi 20 Grammy dhe dy Emmy.