![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/8fkod4Ut-pranga-718x450_sd-1024x576.jpg)
Një shtetas turk është arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare e Morinës.
Mësohet se në pranga ka rënë një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. ai akuzohet për vjedhje dhe plagosje. Pas arrestimit, ai pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë, për tu përballur me akuzat.
Njoftimi i policisë:
Morinë, Kukës
Policia Kufitare e Morinës ndaloi 1 shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Gjermania, për vjedhje dhe për plagosje.
Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi turk Z. O., 35 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjermane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje dhe për plagosje.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Gjermani.