![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/Qani-Xhafa_sd-1024x576.jpg)
Gjykata e Posaçme ka vendosur të rihetojë dosjen e deputetit të Partisë Demokratike Qani Xhafa, në lidhje me aksidentin e ndodhur më 13 mars të vitit 2023, në Elbasan.
Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi në seancën e kësaj të hëne (10 qershor) kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli moskompetencë lëndore për çështjen e deputetit.
Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jokompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.