Teksa vijon hetimi për vrasjen e Pëllumb Metës, duket se rrjedha e ngjarjes ka ndryshuar pas asaj që një prej djemve të viktimës ka thënë ditën e sotme ne sallën e gjyqit.
Djali i madh Hysen Meta ka mohuar vrasjen e të atit dhe shprehet se motra e tij e vogël e ka kryer këtë krim.
“Nuk ka shkak fare se nuk e kam bërë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babain. Motra ka pas konflikte. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë herë”.- tha në gjyq Hysen Meta.