Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga tre fëmijët e tij në Shënvlash të Durrësit.
Vajza e viktimës, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila ishte e dyshuara e parë për krimin, ka dëshmuar sot në gjykatë se ka i ka thënë ‘jo’ të atit për të lidhur fejesë me një djalë nga fshati.
Hygerta Meta: Mendova t’ia lija vëllait fajin. Vëllai ka qenë në Itali dhe ishte kthyer pak ditë para ngjarjes! Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi qe i kam bërë për fejesë babai kisha hallin se më vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejese dhe më kërcënoi mua dhe mamanë ‘do ju vras’. Mamanë e kish kërcënuar edhe për një portokall që kish këputur.