Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e ostme një konferencë për mediat.
Dumani i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me disa nga çështjet me interes të madh. Teksa ka folur në lidhje me hetimin e nisur ndaj ish-kryetares së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi dhe ish-presidentit Ilir Meta, Dumani u shpreh se sekuestrimi i telefonave apo kontrollet janë kryer për të mbledhur prova.
“Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment. Më pyesni sa herë takohemi për këtë çështje. Kemi dhëne përgjigje”, tha kreu i SPAK.