Është publikuar fotoja e mjekut shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi ambulanca në të cilën ai ishte, u përplas me një autobus dhe më pas shpërtheu në flakë.
Bashkë me 40-vjeçarin, Sokol Hoxha, tre personat e tjerë që humbën jetën janë identifikuar si Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe pacienti i transportuar me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.
Autobusi që u përplas me ambulancën transportonte rreth dyzet nxënës të shkollës së mesme, të cilët po udhëtonin me priftin e një famullie në Grottammare, në zonën e Piceno.
Sipas mediave italiane, ata kanë arritur me shpejtësi të dalin nga automjeti dhe të arrijnë në dalje të tunelit. Dy prej tyre, të cilët ranë në një shkëmb aty pranë, u shpëtuan dhe u gjetën nga një ambulancë ajrore. Fatmirësisht janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ndodhi brenda një tuneli në rrugën që lidh Urbinon dhe Ferminganon në Itali.